Biznes

Policia konfiskon 50 milionë euro Bitcoin por nuk di fjalëkalimin

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2021
Bitcoinët janë të ruajtur në një softuer të quajtur portofol dixhital dhe siguruar përmes enkriptimit. Policia konfiskon 50 milionë euro Bitcoin por nuk di fjalëkalimin

Prokurorët Gjermanë kanë konfiskuar mëse 50 milionë euro në bitcoin nga një mashtrues. Por ka një problem: ata nuk mund të marrin paratë sepse personi në fjalë nuk ju jep fjalëkalimin.

I dënuar me burg dhe duke vuajtur dënimin e tij, burri emri i të cilit mbahet i fshehtë ka ruajtur heshtjen e tij përballë përpjekjeve për ta bërë të japë kodin e mëse 1,700 bitcoin tha prokurori i qytetit Kempten në Bavari.

“E kemi pyetur, por ai nuk pranon,” tha Sebastian Murer për agjencinë e lajmeve Reuters. “Mbase e ka harruar.”

Bitcoinët janë të ruajtur në një softuer të quajtur portofol dixhital dhe siguruar përmes enkriptimit. Një fjalëkalim përdoret si çelës dekriptimit për të hapur portofolin dhe aksesuar bitcoin. Kur fjalëkalimi humbet, përdoruesi nuk e hap dot portofolin.

Mashtruesi është dënuar me dy vite burg për instalim softuerësh në kompjutera të tjerë për të gërmuar bitcoin. Kur u çua prapa hekurave, vlera e bitcoin të tij ishte vetëm një fraksion i asaj që është sot.

Çmimi i bitcoin shkoi deri në 42 mijë dollarë në Janar ndërsa tani këmbehet me 39 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edicioni i 9-të i ICT Awards shpall fituesit, një dekadë teknologji që flet shqip