Lajmet

Policia po përdor më shumë se kurrë më parë historikun e vendndodhjes në Google Maps

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Prill 2019
0
Ekspozimi i këtij informacion ndaj agjencive ligjzbatuese ka implikimit e veta teknike dhe ligjore. Jo çdo departament policie do të izolojë siç duhet këto informacione dhe ekziston rreziku i ekspozimit të njerëzve të pafajshëm. Policia po përdor më shumë se kurrë më parë historikun e vendndodhjes në Google Maps

Sot më shumë se kurrë policia i sheh smartfonët si një thesar informacioni. Sipas Nju Jork Times, agjencitë ligjzbatuese si asnjëherë më parë kanë kërkuar informacion nga Historiku i Vendndodhjes së Google.

Numri i kërkesave ka arritur deri në 180 në një javë të vetme. Në disa raste kërkesat janë të gjëra dhe përfshijnë qindra telefonë.

Në shumicën e rasteve këto kërkesa kanë në shënjestër informacion nëse një pajisje ka kaluar nëpër një hapësirë të caktuar në një orar të caktuar.

Google ruan anonimitetin e këtyre të dhënave por nëse policia e kërkon mund të ofrojë emra dhe informacione të tjera sensitive.

Historiku i Vendndodhjes nuk është një sekret. Është i disponueshëm prej 2009 dhe duhet ti jepni leje Google përpara se ky i fundit të fillojë grumbullimin e të dhënave.

Megjithatë njerëzit nuk e dinë se Google ruan informacionin për një periudhë të pacaktuar apo se detajohet për të ofruar edhe një hartë të lëvizjes së përdoruesve.

Ekspozimi i këtij informacion ndaj agjencive ligjzbatuese ka implikimit e veta teknike dhe ligjore. Jo çdo departament policie do të izolojë siç duhet këto informacione dhe ekziston rreziku i ekspozimit të njerëzve të pafajshëm.

Së fundit është besueshmëria tek ky informacion. Fakti që llogaria e Google e dikujt është në një vend të caktuar nuk do të thotë se personi mund të ketë qenë prezent. Gjithashtu nuk vlen për përdoruesit e iPhone sepse ky funksion i Google Maps nuk lejohet nga Apple.

Si rezultat Historiku i Vendndodhjes jo vetëm që ndihmon policinë të lokalizojë të persona me precedent por mund të fajësojë edhe njerëz të pafajshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Skype sjell dizajnin dhe funksionet e reja në aplikacionin në ueb

Lajmet e fundit>