Lajmet

Policia Ukrainase arreston hakerin përgjegjës për sulme mbi 100 kompani të huaja

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Tetor 2021
Arrestimi i tij u bë i mundur me ndihmën e autoriteteve Amerikane, Franceze, Europolit dhe Interpolit. Policia Ukrainase arreston hakerin përgjegjës për sulme mbi 100 kompani të huaja

Policia Ukrainase tha ditën e Hënë se ka arrestuar një 25 vjeçar përgjegjës për hakimin e mëse 100 kompanive të huaja dhe shkaktuar atyre një dëm prej mëse 150 milionë euro.

Hakeri, emri i të cilit nuk u zbulua, kishte përdorur sulme phishing dhe softuerë të hakuar për të kontrolluar kompjuterët e viktimave. Në mesin e viktimave ishin edhe kompani të famshme në sektorin e energjisë dhe turizmit.

Arrestimi i tij u bë i mundur me ndihmën e autoriteteve Amerikane, Franceze, Europolit dhe Interpolit.

Policia bëri kërkime në shtëpinë e tij dhe të afërmve të tij. U sekuestruan pajisjet kompjuterike, telefona celularë, automjete dhe mbi 360 mijë dollarë në cash. Gjithashtu ju konfiskuan edhe 1.3 milionë dollarë në kriptomonedha tha policia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit nuk kyçen dot në iPhone 13 përmes Apple Watch