Lajmet

Politika e privatësisë së WhatsApp dhe Evropa

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Nëntor 2021
WhatsApp u detyrua të përditësojë politikën e privatësisë GDPR dhe tua komunikojë atë përdoruesve në një gjuhë aq të thjeshtë sa edhe një fëmijë të mund ta kuptojë. Politika e privatësisë së WhatsApp dhe Evropa

Autoritetet Irlandeze për mbrojtjen e të dhënave goditën aplikacionin WhatsApp të Meta, ish Facebook, me një gjobë prej 267 milionë dollarësh për shkelje të ligjeve të privatësisë GDPR.

Në përgjigje WhatsApp lançoi një politikë të re privatësie e cila aplikohet vetëm në Evropë. Por pse WhatsApp u gjobit dhe çfarë do të thotë politika e re e privatësisë?

Komisioni për Mbrojtjen e Dhënave në Irlandë është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian që sigurohet për implementimin e masave GDPR në Irlandë ku WhatsApp ka selinë Evropiane.

Pas hyrjes në fuqi të GDPR në 25 Maj 2018, Komisioni mori ankesa nga përdorues por edhe jo përdorues të WhatsApp për ndarjen e informacioneve mes aplikacionit në fjalë dhe Facebook që sot njihet si Meta.

Këto ankesa silleshin rreth mungesës së transparencës nga WhatsApp. Për këtë arsye komisioni vendosi të nisë një hetim.

Në 4 Janar të këtij viti WhatsApp e përshkallëzoi më tutje situatën me një përditësim që detyron përdoruesit ti japin leje për ndarjen e të dhënave mes WhatsApp dhe Facebook.

Informacione si numra telefoni, përdorimi i WhatsApp, adresa IP, transaksione, informacione rreth vendndodhjes, dhe informacione financiare do të ndaheshin me Facebook.

Në të vërtetë WhatsApp ka dërguar informacionet e përdoruesve tek Facebook të paktën që prej 2016-ës por vetëm së fundi kompania e pranoi e madje tentoi ta ligjëronte.

Si e ka shkelur ligjin GDPR?

Paketa e ligjeve GDPR mbrojnë të drejtën themelore të përdoruesve për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. Vetëm individët kanë të drejtë të vendosin nëse duan të ndajnë të dhënat ose jo.

WhatsApp kishte shkelur artikullin 5(1)(a), artikullin 12, artikullin 13 dhe artikullin 14. WhatsApp kishte dështuar të ofrojë transparencë për përdoruesin.

LEXO EDHE:  iOS 14.3 sjell lajme të mira për fotografët profesionistë

Komisioni vendosi të gjobisë kompaninë dhe ju kërkuar që shkëmbimi i të dhënave të bëhej sipas asaj çfarë GDPR parashikon.

WhatsApp u detyrua të përditësojë politikën e privatësisë GDPR dhe tua komunikojë atë përdoruesve në një gjuhë aq të thjeshtë sa edhe një fëmijë të mund ta kuptojë.

Ndryshimet prekin vetëm përdoruesit që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse jeni jashtë unionit, politika e privatësisë së WhatsApp mbetet e njëjta. /PCWorld Albanian