Biznes

Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Gusht 2019
0
Përplasja me Huawei vjen në një kohë tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar dhe lufta tregtare është nxehur më tutje. Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Sekretari Amerikan Mike Pompeo tha ditën e Marte se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dërguar mesazhe të përziera lidhur me qëndrimin e saj ndaj Huawei dhe nuk beson se sanksionet Amerikane ndaj gjigantit Kinez të telekomunikacionit do të bllokonin një marrëveshje me Kinën.

“Kërcënimi që vjen nga prezenca e sistemeve Kineze të telekomunikacionit në rrjetet Amerikane është real dhe një rrezik kombëtar,” tha Pompeo.

Në Maj Uashingtoni vendosi Huawei në listën e zezë duke i ndaluar kompanisë të blejë teknologji Amerikane.

Megjithatë administrata i dha një afat të dytë 90 ditor Huawei për të vijuar blerjen e teknologjive Amerikane në mënyrë që konsumatorëve të Huawei të mos u ndërpriten shërbimet përkohësisht.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit ende i ndalohet të blejë produkte dhe teknologji Amerikane pa një leje speciale.

Përplasja me Huawei vjen në një kohë tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar dhe lufta tregtare është nxehur më tutje.

Huawei vazhdimisht ka mohuar akuzat e spiunazhit për llogarisë së qeverisë Kineze duke mohuar çdo lidhje me Partinë Komuniste. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni 5G me ekran që paloset i Huawei zbulohet përpara zyrtarizimit

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>