Lajmet

PONDER nxit mendimin kritik tek rinjtë e shkollave të Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Nëntor 2020
0
PONDER është një program social rinor i cili ka për qëllim të nxisë aftësinë e të menduarit kritik veçanërisht përballë informacionit dhe mesazheve që ata konsumojnë nga media sociale dhe ajo tradicionale. Të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve. PONDER nxit mendimin kritik tek rinjtë e shkollave të Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru

Nëse dy dekada më parë njerëzit konsumonin informacion përmes mediave tradicionale, në një botë post-pandemike e cila nxori në pah një të vërtetë të madhe se interneti dhe aftësitë dixhitale tashmë janë pjesë integrale e jetëve tona, informacioni është vetë media sociale.

Për të promovuar aftësitë dixhitale, veçanërisht tek adoleshentë të moshave 14-19 vjeç të cilët përballen me sfida që i pengojnë të gjejnë një vend si qytetarë aktivë në komunitetet e tyre, UNICEF dhe ICTSlab me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuara nisën ditën e Enjte implementimin e një programi social-rinor në fushat e medias, sipërmarrjes dhe inovacionit social. UPSHIFT dhe PONDER janë dy programe të cilat shkojnë në mbështetje të të rinjve si forcë pozitive në shoqëri.

Ky aktivitet është përgatitur në kuadër të projektit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, udhëhequr  nga UNICEF Albania dhe me implementimin e ICTSlab.

Në një takim virtual në platformën Zoom me pjesëmarrjen e zëvendës Ministres së Edukimit, Rinisë dhe Sporteve Zj. Nina Guga, nën kryetares së Bashkisë Tiranë zj. Anisa Ruseti, përfaqësueses së Zyrës për Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë pranë Ambasadës Britanike në Shqipëri zj. Harriet Morgan, përfaqësuesi i UNICEF Albania z. Roberto de Bernardi, bashkëthemeluesi i ICTSlab dhe ICTSmedia z. Kushtrimi Shala u bë hapja e programit PONDER.

Mëse 50 të rinj nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru të cilët do të ndjekin në tre ditët në vazhdim 20-21-22 Nëntor workshopet e programit PONDER nën kujdesin e mentorëve ju bashkuan këtij takimi virtual.

PONDER është një program social rinor i cili ka për qëllim të nxisë aftësinë e të menduarit kritik veçanërisht përballë informacionit dhe mesazheve që ata konsumojnë nga media sociale dhe ajo tradicionale. Të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.

LEXO EDHE:  INSTAT, 98.6% e Shqiptarëve kanë akses në internet

Zëvendës Ministrja e Edukimit, Rinisë dhe Sporteve zj. Guga përshëndeti këtë nismë duke ftuar të rinj të përfitojnë sa më shumë nga ky program si dhe falënderoi UNICEF për mbështetjen e vazhdueshme dhënë qeverisë Shqiptare.

PONDER përkon me ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nën kryetarja e Bashkisë Tiran zj. Ruseti afirmoi se të rinjtë janë prioriteti kryesor për Bashkinë e cila mbështet programe të cilat promovojnë edukimin joformal.

Mbështetja e PONDER është pjesë e një programi të gjerë nisur nga Mbretëria e Bashkuar në 2019-ën për të luftuar të ashtuquajturën skllavëri moderne dhe se njerëzit sot kanë nevojë për një qasje kritike ndaj informacionit në mënyrë që ta shmangin atë tha përfaqësuesja e Ambasadës Britanike zj. Morgan.

Ky workshop shkon për të pajisur të rinjtë me aftësi të cilat normalisht nuk i fitojnë nga edukimi formal tha përfaqësues i UNICEF për Shqipërinë z. Bernardi dhe se përmes tij të rinjtë mund të rrisin mundësitë e tyre të punësimit.

PONDER dhe UPSHIFT adresojnë dy shqetësime të mëdha për të rinjtë e marxhinalizuar të moshave 14-19 Vjeç që bëhet pjesën e programit dhe në dispozicion të tyre do të vihet një aplikacion mobil i dedikuar për ti ndihmuar gjatë workshopit tha bashkëthemluesi i ICTSlab z. Shala. “Të rinjtë janë agjentë të ndryshimit për mirë të vendit të tyre dhe detyra jonë është ti mbështesim ata,” tha z. Shala.

Takimi i mbyll me një përshëndetje të mentorëve të UPSHIFT dhe PONDER dhe të rinjve si Henerieta Hysa nga shkolla Petro Nini Luarasi dhe Alesa Mateli nga Shkolla Ibrahim Rugova plot entuziazëm për të fituar aftësi të reja dhe takuar miq të rinj.

LEXO EDHE:  Në kërkim të inovacionit shqipfolës, ICT Awards vizitoi Prishtinën, Shkupin, Elbasanin, Vlorën, Lezhën dhe Preshevën

PONDER do të vijojë gjatë së Premte, Shtunë dhe Dielë në datat 20-21-22 Nëntor me workshope si qasja kritike ndaj informacionit, diversiteti i medias, fuqizimi përmes shkrimit dhe leximit kritik.

Përveç avantazhit të të qënurit pjesë e këtyre iniciativave sociale, UPSHIFT dhe PONDER ofrojnë një platformë për dialog dhe bashkëkrijim mes të rinjve ku ata mund të krijojnë lidhje mes tyre dhe të mësojnë sesi të marrin rezultatet e duhura nga puna në ekip.

Pas Tiranës, Kamzës, Paskuqani dhe Babrru UPSHIFT dhe PONDER do të shkojnë tek të rinjtë e shkollave në Shkodër, Kukës, Korçë, Tropojë, Dibër, Has dhe Mat.

Zhvillimi i aftësive të shekullit 21 është bërë një prioritet kryesor për shumë axhenda politike të ekonomive dhe shoqërive moderne sepse jo vetë që përfaqësojnë aftësi jetike për tregun e punës por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë në jetët e njerëzve dhe UNICEF dhe ICTSlab mbetet një objektiv madhor.

Duke i mbështetur të rinjtë në zhvillimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen në komunitetet e tyre, të zhvillojnë aftësi dhe përvoja profesionale përmes ekspertëve të fushës dhe të zgjidhin sfida shoqërore e të kontribuojnë në komunitetet e tyre, UNICEF dhe PONDER kërkojnë ti shndërrojnë ata në forcë pozitive ndryshimi në komunitetet ku jetojnë. /PCWorld Albanian