Blog

Porsche hap një qendër teknologjike në Luginën e Silikonit

Publikuar , 05 Maj 2017
0
Kjo qendër do të drejtohet nga Thilo Koslowski, një ish analist i firmës Gartner. Porsche hap një qendër teknologjike në Luginën e Silikonit

Prodhuesi i makina sportive Porsche njoftoi hapjen e një qendre teknologjike me një staf prej 100 vetësh në Luginën e Silikonit në kërkim të partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja.

Një filial i Volkswagen, Porsche hapi divizionin e parë dixhital në Shtutgart të Gjermanisë vitin e kaluar për të zhvilluar shërbime dixhitale për makinat e segmentit premium. Kjo qendër do të drejtohet nga Thilo Koslowski, një ish analist i firmës Gartner.

“Makina është pajisja mobile më e rëndësishme e së ardhmes dhe e ardhmja shkruhet në Luginën e Silikonit,” tha Kosloewski.

“E thënë ndryshe është shumë e rëndësishme tu mbash derën hapur kompanive teknologjike të Shteteve të Bashkuara sepse vetëm kështu mund të identifikojmë trendet dhe teknologjitë më të fundit.”

Porsche Digital ka investuar gjithashtu në E.ventures në SHBA dhe ka planifikuar të zgjerojë më tej aktivitetin në Kaliforni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone Xs dhe Xs Max vs Galaxy Note 9

Tags >

Porsche
Lajmet e fundit>