Harduer

Porsche zbulon planet për ndërtimin e makinave fluturuese

Mar 5 2018
0 Shpërndarje
Kështu Porsche do ti bashkohej disa kompanive të cilat kanë filluar punën në dizajne për makinat fluturese dhe distancuar nga makinat konvencionale. Porsche zbulon planet për ndërtimin e makinave fluturuese Photo Source: Reuters

Marka e shquar e prodhimit të makinave sportive të Volkswagen, Porsche, tha se do të zhvillonte një makinë fluturuese.

Kjo makinë mund të shërbejë si taksi.

“Nëse dua të shkoj nga fabrika e Porsche deri në aeroportin e Shtutgartit më duhen të paktën 30 minuta. Me një makinë fluturese do të shkoja për vetëm 3 minuta e gjysëm,” shprehej drejtori i shitjeve Detlev von Platen.

Kështu Porsche do ti bashkohej disa kompanive të cilat kanë filluar punën në dizajne për makinat fluturuese dhe distancuar nga makinat konvencionale.

Vitin e kaluar dizajnerët e makinave Volkswagen Italdesign dhe Airbus vitin prezantuan në shfaqjen e makinave në Gjenevë një prototip fluturues me dy vende.

Konkurrentët më të afërt të Porsche do të ishin startupi i mbështetur nga Daimler, Volocopter, dhe Lilium Jet, eVolo dhe startupi Amerikane Terrafugia. /PCWorld Albanian

Tags >

Porsche
Lajmet e fundit>