Harduer

Portat dhe butonët për këtë telefon koncept janë të panevojshëm

Publikuar , 25 Janar 2019
0
Versioni i ri ka dizajn minimalist, me 5G, pa porta pa kornizë ekrani. Tashmë telefoni Apex do të quhet Vivo Nex. Portat dhe butonët për këtë telefon koncept janë të panevojshëm

Telefonit koncept që prezantoi vitin e kaluar, Vivo i dha një frymëmarrje të re këtë fillim vit.

Versioni i ri ka dizajn minimalist, me 5G, pa porta pa kornizë ekrani. Tashmë telefoni Apex do të quhet Vivo Nex.

Apex i ri do të jetë vala e parë e telefonëve, përfshirë Galaxy S10, që do të vinë me procesorin Snapdragon 855.

Përveç performancës më të lartë, çipi i ri ka modemin X50 5G. Gjithashtu në bord janë 12GB RAM.

Vivo Apex

Telefoni ska butonë fizikë, ska porta USB, ska grilë altoparlanti. Kudo që të prekni, ai është ekrani i telefonit. Fantastike apo jo?

Vivo ka zhvilluar gjithashtu një ndërfaqe të re e cila funksionon pa butonët kapacitivë. Është e ngjashme me ndërfaqen e Apple prezantuar në 2017-ën për iPhone X.

Apex i 2019-ës do të prezantohet zyrtarisht në Barcelonë muajin e ardhshëm. Disponueshmëria dhe çmimi mbeten për tu mësuar.

LEXO EDHE:  Twitter rikthen aplikacionin për Mac, shpjegon pse e tërhoqi vitin e kaluar

Tags >

Vivo
Lajmet e fundit>