Lajmet

Posta dhe Telekomi i Kosovës dhuron libra në vlerë 45.000 euro

Publikuar , 01 Shtator 2009
0
Posta dhe Telekomi i Kosovës dhuron libra në vlerë 45.000 euro

Librat e dhuruar do t’i dhurohen nxënësve me sukses të shkëlqyeshëm, por me kushte të vështira ekonomike dhe gjendje ë rëndë sociale.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike në vend, kemi vendosur që në vazhdën e ndihmave tjera, PTK-ja të ndihmojë sadopak ata nxënës, të cilët për shkak të kushteve të rënda të jetesës, nuk kanë mundësi që gjatë tërë vitit shkollor të pajisen me libra përkatës”, ka theksuar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Dr. Shyqyri Haxha.

“Ne ndihemi të lumtur që na është dhënë mundësia për t’i gëzuar ata nxënës që përkundër suksesit shembullor që kanë, nuk kanë mundësi për të blerë librat që iu nevojiten”, ka pohuar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Dr. Shyqyri Haxha.

Librat e dhuruar do t’i dorëzohen nxënësve meritor të përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Posta dhe Telekomi Kosovës vazhdon kështu angazhimin e vet për ndihmë ndaj arsimit në Kosovë, ku para disa ditësh kjo kompani kishte dhuruar një donacion për sigurinë e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” dhe gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
PTK gjithashtu kishte ndarë 25.000 euro të dedikuara për sponzorimin e programit për bursa shkollimi.

LEXO EDHE:  Përditësim i fundit i Windows 10-ës dhimbje koke për përdoruesit

Lajmet e fundit>