Lajmet

Posta e Kosovës me pulla postare “Vallet Kosovare”

Publikuar , 27 Tetor 2012
Posta e Kosovës me pulla postare “Vallet Kosovare”

Filatelia e Postës së Kosovës  më 25.10.2012, në qarkullim postarë lëshon emisionin e ri të pullave postare titulluar “Vallet Kosovare.

Vallet janë pjesë e kulturës artistike popullore, që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore. Varësisht nga ngjarja që trajtohet në koreografi ndahen në epike dhe lirike.

Vallet lirike zënë vend të  madh në folklorin koreografik kosovar, luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë.

Llojet e tyre janë vallet rituale, vallet e dasmës, vallet humoristike etj.

Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku.  Llojet e tyre janë: vallet luftarake loja e  Rugov‎ës me jatagan, vallet dyluftimi dhe valle trim‎ërie. Në disa valle ka gërshetime të lirik‎ës me epiken, liriko-epike dhe epiko-lirike, kërcim burrash etj.

Përmes pullave postare të këtij emisioni Filatelia e PK-së prezanton tri segmente nga vallet kosovare, me të cilat që nga 25.10.2012 mund të furnizoheni në zyre postare të PK-së.

Ky emision përbëhet prej tri pullave postare me vlerë nominale €0.50,  €0.70 dhe 1 Euro si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërkohë që do të jenë në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët që nga 25.10.2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bie Instagram, përdoruesit probleme në mbarë botën

Tags >

ptk