Lajmet

Posta e Kosovës me pulla të reja postare

Publikuar , 25 Korrik 2012
0
Posta e Kosovës me pulla të reja postare

Posta e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar sot se ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar “Majlinda Kelmendi në Olimpiadë 2012”, si shenjë respekti për suksesin e madh të sportistes kosovare në veçanti, dhe të sportit të Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Edhe përkundër vështirësive të mëdha, Majlinda Kelmendi është shembulli më i mirë se vetëm me punë dhe përkushtim maksimal, mund të shënohen rezultatet kulminante në sfera të ndryshme të sportit dhe jetës.

Nën mbikëqyrjen e trajnerit Driton Kukaj dhe nën patronatin e Federatës së Xhudos së Kosovës, të pranuar tashmë në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos me të drejta të plota, Majlinda Kelmendi arrin Normën Olimpike dhe bëhet kosovarja e parë e kualifikuar direkt në Lojërat Olimpike.

Në komunikatë bëhet e ditur se ky emision i pullave postare përbëhet prej dy pullave postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale €0.70 dhe €1 si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërkohë që do të jetë në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët që nga 25.07.2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane gati planin për gjurmimin e transaksioneve në kriptomonedha

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>