Biznes

Posta Shqiptare fillon ofrimin e shërbimit të transfertave dhe pagesave ndërkombëtare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Tetor 2019
0
Eurogiro Supermarket është platforma që lejon përfshirjen në mënyrë aktive të postave në shërbimet financiare, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Posta Shqiptare fillon ofrimin e shërbimit të transfertave dhe pagesave ndërkombëtare

Posta Shqiptare ka njoftuar se duke filluar që nga kjo e mërkurë do të ketë të disponueshëm shërbimin ‘Eurogiro Supermarket’.

Nëpërmjet këtij të fundit, qytetarët mund të bëjnë transferta dhe pagesa ndërkombëtare.

“Nëpërmjet këtij shërbimi ju do të keni mundësi të transferoni paratë tuaja cash –cash ose cash-llogari bankare, si dhe të kryeni pagesa të ndryshme të blerjeve online (e-comerce) dhe e-wallet” shkruan Posta Shqiptare në njoftimin e bërë.

Eurogiro Supermarket është platforma që lejon përfshirjen në mënyrë aktive të postave në shërbimet financiare, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. /SCAN

LEXO EDHE:  Hakerët publikojnë të dhënat e qindrave politikanëve Gjermanë

Tags >

Posta
Lajmet e fundit>