Biznes

Posta Shqiptare inauguron qendrën e re me vlerë prej 2 milion euro

Publikuar , 06 Maj 2010
0
Posta Shqiptare inauguron qendrën e re me vlerë prej 2 milion euro

Në Qendrën Tranzite do të përpunohet çdo objekt postar për t’u vijuar më pas brenda dhe jashtë vendit. Brenda ambienteve të kësaj Qendre Tranzite ndodhet dhe shërbimi EMS, si dhe flota e transportit me 108 automjete, 100 motoçikleta dhe 400 biçikleta që mësyjnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë deri në skajin më të largët.

Investimi 2 milionë dollarësh (ndërtim – montim dhe pajisje makineri), i kryer në Qendrën Tranzite është një ndër investimet më serioze, por duhet theksuar se në harkun e katër viteve është mundësuar rikonstruksioni i mbi 90% të zyrave postare, pa përmendur investimet në zëra të tjera, kryesisht në IT, duke bërë të mundur kështu që pas 4 vitesh të transformohet çdo sektor i kompanisë dhe duke e kthyer Postën Shqiptare në shtëpinë e gjithsecilit.

Gjatë këtyre katër viteve investimet e kompanisë Posta Shqiptare, krahasuar me vitin 2005 në miliona lekë, janë rritur me 19 herë. Nga 15 milionë lekë të investuara në vitin 2005 në vitin 2009 fondi i investimeve ka shkuar në 291 milionë lekë ose 276 milionë më shumë.

Falë këtij investimi kolosal, por dhe investimeve të tjera përfitimet kanë qenë të mëdha, jo vetëm për kompaninë, por veçanërisht për klientin. Më konkretisht nga 37 pika ndalesa postare në 2005 në 2010 janë 199.

Ndërsa para 4 vitesh dorëzimi i objekteve postare në zonat rurale bëhej për 10 ditë, aktualisht bëhet për 3 ditë. Kur dorëzimi i objekteve ndërmjet qyteteve në 2005 bëhej për 3 ditë, tani bëhet për 1 ditë. Në 2005 ishin vetëm 38 automjete, tani janë 108, ishin vetëm 3 motoçikleta sot janë 100, ishin vetëm 10 biçikleta sot janë 400.

LEXO EDHE:  Google mund të gjobitet për herë të tretë nga Komisioni Evropian

Dhe falë këtij investimi, por dhe reformës së bërë në transport, tashmë oraret e mbërritjes së automjeteve të kompanisë në skajin më të largët janë shkurtuar në më shumë se 2 orë.

Nëse në Korçë mbërrihej në 09:20, sot mbërrihet 07:50, në Vlorë mbërrihej në 09:45, sot në 07:35, në Peshkopi mbërrihej në 09:45 sot në 08:25, në Shkodër mbërrihej 08:25 sot 06:10 në Kukës mbërrihej në 11:50 sot në 07:30 (me rrugën e re), në Sarandë mbërrihej në 11:40 sot në 09:00, si dhe në Skrapar mbërrihej në 10:20, sot në 08:20.

Duke qenë të parët në çdo skaj të Shqipërisë, Posta Shqiptare është gati për të shpërndarë shtypin për botuesit e gazetave falas për 7 ditët e javës.

Falë investimeve ka pasur dhe impakte të tilla, që nga 5 milionë objekte postare sot janë 20 milionë, nga 1214 reklamacione pavarësisht 4-fishimit të objekteve postare ato janë ulur në 399 dhe madje jo të gjitha për fajin e kompanisë, shto këtu dhe rreth 600 të numrit të punonjës të rinj marrë në punë prej 2005.

Përfitime të tjera falë investimeve janë: Vlerësimi i Auditit të Poste-Evropës: “Standarde Evropiane në Shërbimet e Postës Shqiptare”, gjashtë çmime ndërkombëtare; në përmbushje të objektivave të qeverisë 2300 punonjësit e Postës Shqiptare gjatë vitit 2009 e në vazhdim kanë punuar pa pushim në ditë të diela dhe festa, duke bërë të mundur pajisjen e shtetasve me mandat arkëtimi, 1.900.000 për karta identiteti dhe 630.000 për pasaporta biometrike.

Në përfundim, kryeministri u shpreh për gazetarët:“Drejtorit të përgjithshëm të postave i kërkova që me bordin të shqyrtojë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të transportit të të gjitha gazetave që dëshirojë të shpërndahen me postë në mbarë vendin, xhest ky në kuadrin e ditës botërore të mediave dhe që synon të realizojë një shpërndarje sa më të mirë të gazetave, për lexuesin shqiptar dhe natyrisht me sa më leverdi ekonomike, për botuesit e tyre.

LEXO EDHE:  Themelohet në Zvicër banka e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>