Për të postuar në Twitter dhe Facebook, ju duhet që të kyçeni nëpërmjet shfletuesit Google Chrome.
Ja disa gjëra që Start G+ mund të bëjë:
- Të vendosni rrjedhën tuaj të rrjetit Facebook dhe Twitter brenda rrjedhës së Google Plus, tërësisht me lidhjet “Stream” anash;
- Automatikisht të postoni në Facebook dhe Twitter kurdo që vendosni diçka në Google Plus;
- Të shtoni një lajmërues për inbox-in e Gmail në pjesën e sipërme, kështu që ju nuk keni nevojë që ta keni një tab të hapur për gmail. Klikimi në ikonën e Gmail shfaq një meny me porositë e palexuara që ju mundësojnë qasjen në emailat tuaj drejtpërdrejt brenda rrjetit Google+./pcworldalbanian