Harduer

Powercolor nxjerr kartën grafike Devil 13 HD 7990 Dual GPU

Publikuar , 25 Gusht 2012
0
Powercolor nxjerr kartën grafike Devil 13 HD 7990 Dual GPU

TUL Powercolor sapo ka zbuluar një kartë grafike shumë të fuqishme; bëhet fjalë për Devil 13 HD 7990.

Ajo ka dy GPU Tahiti XT, e njëjta që gjendet dhe tek Radeon HD 7970 i AMD. Ky është lançimi i parë nga seria e shumëpritur HD 7990 e AMD dhe vetë pajisja duket pak ‘e egër’, njësoj siç pritet nga një kartë që zë tre vende.

Powercolor e fiksoi GPU-në e Devil 13 HD 7990 në 925MHz si dhe kujtesën 6GB GDDR5 në 1,375 MHz. Më të shtypurën e një butoni BIOS shpejtësia e bërthames merr vlerën 1000MHz.

Ka 10 tuba nxehtësie dhe 3 ventilatorë poshtë masës së saj të madhe. Po ta hapni, do të zbuloni një PCB me dizajn 12+2+2 si dhe fuqizime të tjera që janë pjesë e projektit “Platinum power kit” të Powercolor.

Nuk ka akoma fjalë mbi çmimin që do të ketë, por duke marrë parasysh që HD 7970 kap vlerën e 410$, do të habiteshim në qoftë se Devil 13 HD 7990 nuk do t’i afrohej çmimit 1000 dollarë. (PCWorld Albanoan)

LEXO EDHE:  Apple dhe Google bllokojnë TikTok në Indi

Lajmet e fundit>