Lajmet

Pranojeni Kosovën në botën virtuale

Publikuar , 13 Shtator 2009
0
Pranojeni Kosovën në botën virtuale

Duke pasur parasysh edhe faktin se shumë prej nesh qëndrojmë me orë të tëra online duke shfletuar ueb faqe të ndryshme dhe duke u regjistruar në shumë prej tyre, mos prania e Kosovës në renditjen e shteteve tjera botërore gjatë regjistrimit, është një pengesë mjaft e madhe. Për këtë arsye ky grup, ka krijuar një peticion me qëllimin e vetëm dhe të qartë që Kosova të njihet si shtet edhe në botën virtuale.

Prapa këtij projekti, qëndron ideatori Besnik Hajredini nga forumi www.webmaster-ks.com si dhe shumë anëtarë tjerë nga ky forum, ndërsa për dizajn dhe zhvillim të ueb faqes është përkujdesur Qendrim Ahmetaj nga Hologramstudio,

Momentalisht PranoKosoven.com do t’i dedikohet njohjes së Kosovës në rrjetin më të popullarizuar social Facebook, dhe deri më datën 30 shtator do të mblidhen nënshkrimet, të cilat përmes e-mailit do t’i dërgohen me kërkesë zyrtare administratorëve të Facebook.

Pas datës 14 shtator do të vihen në funksion edhe ueb faqja www.AcceptKosovo.com, ku do të ofrohen informacione më të gjëra dhe më të përshtatshme për vizitorët e huaj. Si projekt i tillë ka për qëllim të jetë më afatgjatë, por peticioni për njohjen e Kosovës nga Facebook është primar, ndërsa më vonë do të vazhdohet me punë të ngjashme me shërbimet tjera si, Moneybookers, Blogger, Digg, Gmail, DMOZ, etj.

Ju ftojmë që të nënshkruani edhe ju peticionin në këtë ueb faqe dhe të kontribuoni në këtë projekt. Në ueb faqen www.pranokosoven.com mund të gjeni edhe në gjuhën angleze tekstin që do tu dërgohet administratorëve të Facebook.

Me rastin e përfundimit të peticionit dhe me përgjigjen eventuale të Facebook në lidhje me këtë Peticion, ajo do të publikohet në ballinë të ueb faqes. Pas këtij hapi dhe mbledhjes së mjaftueshme të nënshkrimeve, iniciatorët e këtij projekti presin që të vazhdojnë me peticionin sekondar, që është zgjedhur Gmail.com. Peticioni do të jetë i njëjtë dhe me kërkesën e njëjtë për njohjen e Republikës së Kosovës në Gmail.

LEXO EDHE:  Apple do të prodhojë iPhone X në Indi nga viti i ardhshëm

Ata shprehen se projekti do të vazhdojë deri në aftë fazë, kur krijohet një ueb faqe e re, tek renditja e shteteve të shtohet në mënyrë automatike edhe Republika e Kosovës.

Lajmet e fundit>