Lajmet

Prapashtesa .yu (Jugosllavia) do të largohet nga interneti

Publikuar , 29 Shtator 2009
0
Prapashtesa .yu (Jugosllavia) do të largohet nga interneti

Përcaktimi në fjalë (.yu), që i referohet ish-Jugosllavisë, do të zëvendësohet me prapashtesën .rs për Serbinë dhe .me për Malin e Zi.

ICANN, instituti që merret me përcaktimin e emrave dhe të numrave për vendet e ndryshme të botës, ka ofruar më shumë kohë sesa që ishte parashikuar për të bërë kalimin transit të ueb faqeve, para se prapashtesa .yu të largohet përfundimisht.

Supozohet se ekzistojnë diku rreth 4 mijë faqe interneti që ende nuk kanë migruar në përcaktimin e ri.

ICANN ka larguar pjesën .yu nga lista e ueb faqeve pasi që Jugosllavia është shpërbërë dhe në vend të saj u krijua unioni Serbi-Mali i Zi, që gjithashtu është shpërbërë në vitin 2006.

ICANN ka deklaruar se përcaktimet e reja .rs dhe .me janë më të përshtatshme, pasi që Jugosllavia nuk ekziston më.

LEXO EDHE:  Modaliteti i natës tashmë ka një opsion të dedikuar në Galaxy S10

Lajmet e fundit>