Biznes

Prej 6 vitesh Apple shpallet marka me më vlerë në botë

Oct 4 2018
0 Shpërndarje
Interbrand radhiti Apple në vendin e parë e marka më me vlerë prej 214 miliardë dollarësh. Në gusht kjo kompani u bë e para me vlerë tregu 1 trilion dollarë. Prej 6 vitesh Apple shpallet marka me më vlerë në botë

Apple, Google dhe Amazon janë tre markat më me vlerë në botë sipas një raporti vjetor i cili zbulon dominimin e kompanive teknologjike Amerikane.

Interbrand radhiti Apple në vendin e parë e marka më me vlerë prej 214 miliardë dollarësh. Në gusht kjo kompani u bë e para me vlerë tregu 1 trilion dollarë.

Vlera e markës përcaktohet nga faktorë si performanca financiare dhe fuqia e markës.

Në vendin e dytë vinte marka e gjigandit të kërkimit online Google me vlerë prej 155 miliardë dollarësh ndërsa në vendin e tretë Amazon me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Amazon është marka me rritjen më të shpejtë shtoi raporti. Vlera e kombinuar e 100 markave më me vlerë kap shifrën e 2 trilion dollarëve sipas Interbrand, një rritje me 7%.

10 markat më me vlerë në botë në 2018-ën

  1. Apple (214 miliardë dollarë)
  2. Google ($155 miliardë dollarë)
  3. Amazon ($101 miliardë dollarë)
  4. Microsoft ($93 miliardë dollarë)
  5. Coca-Cola ($66 miliardë dollarë)
  6. Samsung ($60 miliardë dollarë)
  7. Toyota ($53 miliardë dollarë)
  8. Mercedes-Benz ($49 miliardë dollarë)
  9. Facebook ($45 miliardë dollarë)
  10. McDonald’s ($43 miliardë dollarë)

Lajmet e fundit>