Lajmet

Presheva, Prizreni dhe Tirana ishin ndalesat e radhës së ICT Awards 7

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Mars 2019
0
Afati i fundit i aplikimeve mbetet data 31 Mars ora 23:59. Aplikimet të kryhen vetëm në formatin online përmes faqes zyrtare www.ictawards.org. Presheva, Prizreni dhe Tirana ishin ndalesat e radhës së ICT Awards 7

Kanë ngelur dy javë mbyllja e aplikimeve dhe takimet informative në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards po rriten çdo ditë.

Vetëm gjatë kësaj jave janë realizuar plot 8 takime nëpër shkolla dhe universitete për ti ftuar nxënësit dhe studentët ti bashkohen garës më prestigjioze në teknologji me karakter mbarëkombëtar.

Pasi vizituam Shkupin dhe Tetovën më 11 Mars, destinacionet e radhës të ekipit të ICT Awards ishin Presheva, Prizreni dhe Tirana.

Më 12 Mars ICT Awards 7 udhëtoi drejt Kosovës Lindore dhe Gjimnazit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Preshevë.

Përfaqësuesit e garës prezantuan mundësitë e arta që sjell çdo vit ICT Awards. Për ICT Awards përtej simbolikës që bartin këto takime përtej Shqipërisë dhe Kosovës, ato janë tejet të rëndësishme për misionin e kësaj gare, atë të frymëzimit, inkurajimit të të gjithë shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë.

Po të njëjtën ditë u mbajt një tjetër takim në Tiranë pranë Universitetit Epoka me studentët e nivelit Bachelor. Ekipi i ICT Awards u prit nga Prof. Igli Hakrama dhe përgjegjësi i departamentit të IT-së Prof. Arban Uka. Ata shprehën mbështetjen dhe simpatiën e tyre për këtë garë.

Më 13 Mars ICT Awards udhëtoi drejt Prizrenit. Takimi i radhës u zhvillua me studentët e Universitetit Ukshin Hoti në Prizren pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Aktiviteti u organizua me mbështetjen e çmuar të Organizatës Jo-Qeveritare THY dhe finalistit të edicionit të 6-të në kategorinë Cyber Security Edi Bushati.

Ky i fundit foli për benefitet e ICT Awards si një mundësi dhe shans i artë për të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë në fushën e teknologjisë.

Po ditën e Mërkure u mbajt takimi tjetër i ICT Awards pranë Kologjit Universitar Luarasi me studentë të nivelit Bachelor në TIK, Inovacion dhe Siguri Kibernetike dhe të nivelit Master Shkencor.

LEXO EDHE:  13 vjeçarja gjeni nga Gjakova Fiona Meqa me krijimin e saj i bën shtëpitë “inteligjente”

Përfaqësuesit e garës u pritën nga Prof. Indrit Baholli dhe Prof. Anni Dasho e cila ka qenë edhe kryetare e Jurisë së ICT Awards në edicionet e kaluara.

ICT Awards

ICT Awards

Edicioni i kësaj gare shpalli të hapur konkursin në shtatë kategori, disa prej të cilave pjesë e ICT Awards që nga edicioni i parë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Ju rikujtojmë se afati i fundit i aplikimeve mbetet data 31 Mars ora 23:59. Aplikimet të kryhen vetëm në formatin online përmes faqes zyrtare www.ictawards.org.

Ditët në vijim kanë rezervuar takime të tjera. Të Dielën më 17 Mars ICT Awards do të organizojë aktivitetin risi, ICT Awards Bootcamp me studentë dhe nxënës së shkollave të ndryshme. Takimi organizohet me mbështetjen e Aftësi për Punë S4J dhe Swisscontact nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Më 20 Mars vijojnë takimet në Tiranë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës në ora 12:00.

Të Enjten e javës së ardhme në bashkëpunim me Open Data Kosovo, ICT Awards organizon një sesion informativ me komunitetin e teknologjisë në Prishtinë.

Aktiviteti organizohet në ambientet e Open Data Kosovo nga ora 17:30.

Për më shumë informacione rreth garës, vlerësimit, shpërblimeve si dhe zhvillimeve të fundit ju ftojmë të qëndroni të lidhur me faqen në rrjetin social Facebook.

Tradicionalisht hapja e ICT Awards i paraprinte një maratone disa mujore në kërkim të gjeneratave teknologjike shqipfolëse. Sfidës së ICT Awards mund ti bashkohet çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton apo punon. /ICTAwards.org

Lajmet e fundit>