Biznes

Presidenti Amerikan Biden ndalon procedurat për dëbimin e WeChat dhe TikTok në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Shkurt 2021
Të dy kompanitë kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër dëbimeve të propozuara. Por administrata e re ka kërkuar ndalimin e procedurave të dëbimit. Presidenti Amerikan Biden ndalon procedurat për dëbimin e WeChat dhe TikTok në SHBA

Presidenti Amerikan Joe Biden ndërpreru veprimet ligjore që mund të kishin çuar në dëbimin e TikTok dhe WeChat nga Shtetet e Bashkuara.

Sa ishte president, Donald Trump kërkoi dëbimin e të dy aplikacioneve duke i shpallur ato kërcënim për sigurinë kombëtare.

Të dy kompanitë kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër dëbimeve të propozuara. Por administrata e re ka kërkuar ndalimin e procedurave të dëbimit.

Trump thoshte se përhapja e aplikacioneve Kineze në SHBA rrezikonte sigurinë kombëtare të vendit, politikën e jashtme dhe ekonominë e SHBA.

Aplikacioni WeChat ka mëse 2 miliardë përdorues në mbarë botën ndërsa TikTok afro 800 milionë përdorues. Kompania që ka në pronësi aplikacionin ka qenë në bisedime për të shitur një pjesë të biznesit Amerikan tek Oracle dhe Walmart në mënyrë që të shmangte dëbimin.

Raportime thonë se këto bisedime tashmë janë anuluar ndërsa administrata Biden ka ndërmarrë një qëndrim më të butë ndaj aplikacioneve Kineze. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft shumë pranë blerjes së Discord