Biznes

Presidenti Amerikan Biden shtrëngon më tej kufizimet ndaj Huawei dhe ZTE

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2021
Në Mars të këtij viti Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA identifikoi 5 kompani Kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare. Huawei, ZTE, Hytera, Hikvision dhe Dahua ishin kompanitë e ndaluara. Presidenti Amerikan Biden shtrëngon më tej kufizimet ndaj Huawei dhe ZTE

Presidenti Amerikan Joe Biden ka nënshkruar një legjislacion të ri cili ju ndalon kompanive të dizajnuara si kërcënim për sigurinë kombëtare të marrin licenca për shitjen e pajisjeve të telekomunikacionit.

Kjo do të thotë se pajisjet e Huawei, ZTE dhe tre kompanive të tjera teknologjike në këtë listë nuk mund të përdoren në rrjetet Amerikane të telekomunikacionit.

Senatorë Demokratë dhe Republikanë aprovuan të gjithë ligjin e ri. U votua unanimisht nga Senati më 28 Tetor pas kaloi Dhomën e Përfaqësuesve më 420 vota në favor dhe vetëm 4 kundër.

Në Mars të këtij viti Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA identifikoi 5 kompani Kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare. Huawei, ZTE, Hytera, Hikvision dhe Dahua ishin kompanitë e ndaluara.

Por Komisionit nuk i kërkohej me ligj të refuzonte aplikimet e kompanive për të ofruar pajisje dhe shërbime.

Kompanitë Kineze kanë qenë shënjestër jo vetëm e administratën Trump poed he Biden në vitet e fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndërgjegjësimi mbi sigurinë kibernetike