Lajmet

Presidenti Amerikan Trump regjistrohet në rrjetin social rival të TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2020
0
TikTok ka mohuar këto akuza duke thënë se të dhënat e përdoruesve të huaj nuk ruhen në Kinë. Aktualisht Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok pjesërisht ose tërësisht. Presidenti Amerikan Trump regjistrohet në rrjetin social rival të TikTok

Presidenti Amerikan Donald Trump ju bashkua rrjetit social Triller, një rival Amerikan i TikTok.

Në vetëm dy ditë nga lajmi, Presidenti Amerikan ka 11 mijë ndjekës. TikTok u dëbua nga India dy muaj më parë ndërsa Presidenti Trump dëshiron të bëjë të njëjtën gjë e madje nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke vënë në shënjestër edhe aplikacionin tjetër WeChat.

India dhe SHBA frikësohen se të dhënat e grumbulluara nga TikTok mund të përdoren nga qeveria Kineze.

TikTok ka mohuar këto akuza duke thënë se të dhënat e përdoruesve të huaj nuk ruhen në Kinë. Aktualisht Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok pjesërisht ose tërësisht.

Aktualisht Trump ka publikuar katër video në Triller ku njëra prej tyre ka marrë mëse 6.1 milionë shikime. Pavarësisht debutimit një vit më vonë se Triller, TikTok është shkarkuar mëse 2 miliardë herë ndryshe nga rivali Amerikan prej vetëm 250 milionë herë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nesër mbërrin iOS 14 tek modelet iPhone 6S dhe më lart