Blog

Presidenti i Kinës bën thirrje për shfrytëzimin e teknologjisë blockchain

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Gjithashtu bëri thirrje për krijimin e “Blockchain+” një platformë për aplikimin e teknologjisë në sektorë si edukimit, punësimi, ushqimi dhe siguria mjekësore. Presidenti i Kinës bën thirrje për shfrytëzimin e teknologjisë blockchain

Xi Jinping, Presidenti i Republikës Popullore të Kinës tha se vendi duhet të përfitojë nga mundësia që ofron teknologjia blockchain.

“Duhet ta shohim blockchain si një mundësi e artë për të nxitur inovacion të pavarur në disa fusha të teknologjisë,” tha Xi.

Deklaratat e presidentit Xi janë të parat lidhur me këtë teknologji. Ai më pas tha se është e nevojshme që të implementohet një bazë ligjore për sistemet ekzistuese të blockchain.

Gjithashtu bëri thirrje për krijimin e “Blockchain+” një platformë për aplikimin e teknologjisë në sektorë si edukimit, punësimi, ushqimi dhe siguria mjekësore.

Që nga 2017-ta kriptomonedha janë ndaluar nga Banka e Kinës edhe pse një e tillë po zhvillohet nga banka qendrore quajtur renminbi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtyhet edhe telefoni me palosje i Huawei

Lajmet e fundit>