Biznes

Presidenti i Kinës e dërgon vlerën e Bitcoin në mbi 10 mijë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Tetor 2019
0
Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë shkoi në 10,332 dollarë ditën e Shtune sipas të dhënave të uebsajtit CoinDesk. Aktualisht monedha këmbhet me 9,330 dollarë. Presidenti i Kinës e dërgon vlerën e Bitcoin në mbi 10 mijë dollarë

Çmimi i Bitcoin u rrit me shpejtësi pasi Presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë një fjalimi lavdëroi teknologjinë blockchain duke bëri thirrje që vendi i tij të avancojë në këtë fushë.

Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë shkoi në 10,332 dollarë ditën e Shtune sipas të dhënave të uebsajtit CoinDesk. Aktualisht monedha këmbehet me 9,330 dollarë.

Rritja erdhi ndër lideri i Kinës foli për teknologjinë e cila bën të mundur kriptomonedha si bitcoin. Sipas media shtetërore, Xi tha të Premten se Kina duhet të marrë një rol udhëheqës në këtë sektor.

Gjithashtu kërko që vendi i tij të përfitojë nga mundësitë që ofron blockchain në fusha të ndryshme nga financa, edukimi dhe kujdesi shëndetësor. Një blockchain është një regjistër dixhital i cili ka rekorde transaksionesh të kryera mbi një rrjet kompjuterik.

Pekini ka mbajtur një pozicion të ashpër ndaj kriptomonedhave duke i ndaluar ato së bashku me Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) në 2017.

Por Banka Qendrore Kineze prej kohësh po zhvillon një monedhë dixhitale. Në muajt e fundit zhvillimi i saj është përshpejtuar ndërsa Facebook dhe një numër kompanish po tentojë të shkundin industrinë globale të shërbimeve financiare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Coinbase lançon një kartë debiti Bitcoin në Evropë

Lajmet e fundit>