Lajmet

Presidenti Serb kundër privatizimit të Telekomit të Serbisë

Publikuar , 28 Nëntor 2018
0
Gjatë muajit Tetor mediat Shqiptare raportuan se Telekom Albania ishte në shitje dhe Telekom Srbija ishte kompania me ofertën më të lartë. Presidenti Serb kundër privatizimit të Telekomit të Serbisë

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç tha ditën e Mërkure se Telekom Srbija nuk është në shitje dhe është e sigurtë financiarisht për një periudhë afatmesme.

Komentet vinë pak ditë pasi Ministri Serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit nuk hodhi poshtë mundësinë e privatizimit të operatorit më të madh në vend të telekomunikacionit.

Vuçiç tha se Telekom Srbija është duke u zgjeruar jo vetëm në tregun vendas por edhe atë rajonal raporton PCWorld.al.

Gjatë muajit Tetor mediat Shqiptare raportuan se Telekom Albania ishte në shitje dhe Telekom Srbija ishte kompania me ofertën më të lartë.

Lajmin e konfirmuan edhe mediat Serbe ndërsa autoritetet Shqiptare u shprehën se ndërsa investimet Serbe në Shqipëri janë të mirëpritura, ato nuk do të preferoheshin në sektorë strategjikë si telekomunikacioni.

Fati i kësaj marrëveshje nuk dihet ende. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Administrata Trump i jep goditjen e radhës Huawei-t

Lajmet e fundit>