Biznes

Prezantimi iPad Mini -it, rrit shitjet e tabletit Amazon Kindle Fire HD

Publikuar , 28 Tetor 2012
0
Prezantimi iPad Mini -it, rrit shitjet e tabletit Amazon Kindle Fire HD

Nëse e keni vrarë mendjen se a ka ndikuar iPad Mini tek konkurrentët, ju themi që po.

Por, ndoshta jo në mënyrën se si keni menduar ju. Për shembull, Kindle Fire HD pati numrin më të madh të shitjeve ditën pas u prezantua iPad Mini.

Në një deklaratë, Amazon tha se: “Dita e mërkurë ishte dita me numrin më të madh të shitjeve për Kindle Fire HD (199 $). Shitjet e tabletit janë trefishuar nga java në javë.”

Kindle Fire HD, që kushton 199 $, është versioni me 16 GB me Wi-Fi. Mesa duket, në vend që t’i sfidonte fort Kindle Fire HD dhe Nexus 7, iPad Mini u dha atyre më shumë vlerë.

Ose ndoshta njerëzit po presin edhe pak më tepër për të parë se çfarë mund të bësh realisht me iPad Mini-n para se të blejnë një tablet të vogël.

Gjithsesi, nuk mund të themi me shifra se për çfarë sasie shitjesh bëhet fjalë, duke qenë se Amazon nuk i publikon asnjëherë ato. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Del në shitje smartfoni që e bën Galaxy S20 të duket mikroskopik

Tags >

kindle