Harduer

Prezantohen tabletët Vivo Tab dhe Vivo Tab RT Windows 8 nga Asus

Publikuar , 30 Gusht 2012
0
Prezantohen tabletët Vivo Tab dhe Vivo Tab RT Windows 8 nga Asus

Asus prezantoi sot tabletët e saj Vivo Tab dhe Vivo Tab RT (të njohura më parë si Asus Tablet 810 dhe 600).

Të dyja modelet janë tabletë që punojnë me Windows 8 dhe RT, përkatësisht, me një tastierë të lëvizshme QWERTY.

Tableti Vivo karakterizohet nga procesorët Atom të gjeneratës tjetër, akoma të paspecifikuar, një RAM 2GB, nje memorie e brendshme 64GB, ekran me rezolucion 1366 x 768 11.6-inç Super IPS, një kamera 8MP nga pas me një LED, 2MP kamera frontale për video-chat dhe suportin NFC sensor, të gjitha këto të paketuara në një trashësi 8.7mm që peshon 675g.

Në anën e Windows RT, Vivo Tab RT është pak më i vogël (10.1-inç me ekran të njëjtë si Vivo Tab), më i hollë, rreth 8.3mm dhe më i lehtë në peshë, 520g.

Aparati ka një procesor Nvidia ARM Tegra 3 Quad-Core dhe RAM 2GB, një memorie e brendshme 32GB dhe të njëjtat karakteristika për kamera dhe suportin NFC sensor.

Asus deklaroi se çmimi dhe disponueshmëria do të variojnë nga shteti, por pritet që ajo të lançohet në treg në të njëjtën datë me Windows 8, në 26 tetor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Google Maps u shpëton "kokën" shoferëve

Tags >

asus
Lajmet e fundit>