Harduer

Prezantohen zyrtarisht BlackBerry Z10, Q10 dhe BlackBerry 10 OS

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Prezantohen zyrtarisht BlackBerry Z10, Q10 dhe BlackBerry 10 OS

blackberry-10-launch-2-q10-z10RIM, nga dje i njohur si BlackBerry, më në fund ka prezantuar sistemin operativ BlackBerry 10. Në sajë të rrjedhjeve të informacioneve në disa raste kemi mundur të shohim të gjitha tiparet kryesore të këtij sistemi operativ, i cili në ditët e ardhshme do të jetë temë e shpeshtë diskutimi. Bëhet fjalë për një sistem plotësisht të ri, i ndarë nga sistemet e mëparshme operative BlackBerry, me filozofi plotësisht të re, por edhe me përmirësime të ndjeshme të përdorimit. Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv Thorstein Heins, BlackBerry 10 ka për detyrë të mënjanojë njollën e “përdoruesve të biznesit” nga pajisjet BlackBerry dhe ti afrohet një game më të gjerë të konsumatorëve.

BlackBerry Z10.Shpresa më e madhe e BlackBerry-t është modeli i ri Z10, i cili do të duhej t’i bëj konkurrencë iPhone-it dhe Android-ve. Pajisja ka ekran 4,2 inç me rezolucion 1280 x 756 pika që jep dendësi prej 356 ppi. Dimensionet e kësaj pajisje janë 130 x 66 x 9,3 mm, ndërsa pesha është 138 gram. Punon me procesor dy bërthamësh Snapdragon S4 Plus me fuqi prej 1,5 GHz në kombinim me 2 GB RAM. BlackBerry Z10 mbështetë punën në rrjetet LTE, përmban 16 GB memorie të brendshme, vendin për microSD kartela memorie, kamerë 8 MP e cila regjistron video 1080p, dalje HDMI dhe bateri me kapacitet 1800 mAh. Kjo pajisje do të shitet me ngjyrën e bardhë dhe të zezë të shtëpizës.

BlackBerry Q10Për fansat e BlackBerry-t gjithsesi do të jetë interesant edhe modeli BlackBerry Q10, i cili përmban tastierën tradicionale QWERTY për të cilën ka qenë gjithmonë i njohur BlackBerry. Kjo pajisje ka ekran me formë katrore me 3,1 inç madhësi dhe rezolucion 720 x 720 pika (330 ppi). Procesori është i njëjtë sikurse te modeli Z10, pra dy bërthamësh Snapdragon me fuqi 1,5 GHz. Sipas informacioneve të deritashme, BlackBerry-t e ri do të mbështesin Skype-in dhe protokollet e tjera VoIP, që në gjeneratat e mëparshme nuk ishte e mundur. Gjithashtu, të gatshme janë edhe të gjitha aplikacionet e rëndësishme si ato të rrjeteve sociale e të tjera të cilat do të jenë të disponueshme menjëherë. BlackBerry Z10 në shitje do të dal që nga 5 shkurti, ndërsa në tregun anglez që nga data 30 janar. Në pjesën tjetër të botës pritet në muajin mars, derisa modeli BlackBerry Q10 do të duhej të jetë i disponueshëm globalisht nga muaji prill. Sa i përket çmimeve, BlackBerry Z10 do të jetë në të njëjtin rang me Galazy S3, Nokia Lumia 920 dhe top modelet tjera. Operatorët britanik tashmë kanë bërë të ditura çmimet të cilat janë pothuajse të njëjta me ato të modeleve të konkurrentëve të lartpërmendur.

LEXO EDHE:  Mbi 21,000 router Linksys kanë ekspozuar përdoruesit

BlackBerry Q10.Në vazhdim shikoni videon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>