Harduer

Prezantohet çipi kompjuterik më i madh në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Gusht 2019
0
GPU-të më të fuqishme kanë 5,000 bërthama por çipi i ri i Cerebras ka shumë më tepër. Plot 400,000 bërthama të gjithë kombinuar me njëri tjetrin me lidhje të bandwidthit të lartë. Prezantohet çipi kompjuterik më i madh në botë

Një startup nga Kalifornia prezantoi atë që mund të jetë çipi kompjuterik më i madh në botë. Wafer Scale Engine, dizajnuar nga Cerebras Systems është më i madh sesa një iPad standard.

Firma thotë se një çip i vetëm mund të përballojë sisteme komplekse të inteligjencës artificiale nga makinat pa shofer tek softuerët e mbikëqyrjes.

Megjithatë ekspertët sugjerojnë se inovacioni mund të jetë jo-praktik për tu përdorur në qendrat e të dhënave.

Me kalimin e viteve çipet janë bërë më të vegjël dhe më të shpejtë. Procesori desktop më u fuqishëm ka afro 30 bërthama secili mund të kryejë procese njëherazi.

Kartat grafikat zakonisht kanë më shumë bërthama por janë më pak të fuqishme. Kjo i ka bërë opsionin më të preferuar për inteligjencën artificiale sepse proceset mund të ndahen në disa pjesë dhe të kryhen nga shumë bërthamat që posedojnë GPU.

GPU-të më të fuqishme kanë 5,000 bërthama por çipi i ri i Cerebras ka shumë më tepër. Plot 400,000 bërthama të gjithë kombinuar me njëri tjetrin me lidhje të bandwidthit të lartë.

Cerebras thotë se Wafer Scale Engine mund të reduktojë kohën që nevojitet për të kryer një proces kompleks nga muaj në pak minuta. Aktualisht startupi po e shet çipin për një numër të kufizuar konsumatorësh ndërsa nuk dihet kostoja e tij e vërtetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet e G7 do të simulojnë një sulm kibernetik

Lajmet e fundit>