Harduer

Prezantohet flagshipi buxhetor i OnePlus

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Tetor 2019
0
Për modelin 12GB RAM, OnePlus do të shesë një variant McLaren Edition. Një tjetër ndryshim në këtë model është teknologjia e karikimit Warp Charge 30T. Versioni T është 23% më i shpejtë sesa karikuesi 30W i OnePlus 7. Prezantohet flagshipi buxhetor i OnePlus

Pak ditë pas prezantimit të OnePlus 7T, varianti Pro i smartfonit ka mbërritur tashmë. Ky përditësimi nuk sjell ndryshime të mëdha.

OnePlus 7T Pro ka procesorin Snapdragon 855+ i cili premton 15% më shumë performancë grafike sesa modeli i kaluar Snapdragon 855.

Telefoni ruan ekranin me frekuencë 90Hz dhe ka vetëm një variant memorie 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme UFS 3.0. versionet 6/128GB dhe 12/256GB të OnePlus 7 Pro janë eliminuar.

Për modelin 12GB RAM, OnePlus do të shesë një variant McLaren Edition. Një tjetër ndryshim në këtë model është teknologjia e karikimit Warp Charge 30T. Versioni T është 23% më i shpejtë sesa karikuesi 30W i OnePlus 7.

Kamera selfie 16-megapiksel mbetet e pandryshuar ashtu si edhe sistemi i trefishtë i kamerave.

Ndërsa modeli 12GB RAM dhe 256GB memorie McLaren Edition vjen me notat e dizajnit të kompanisë së njohur të super makinave dhe Formula 1. Të dy telefonët vinë me OxygenOS 10 që bazohet në Android 10.

OnePlus 7T Pro do të shitet në Evropë nga dita e Enjte për 760 euro. Modeli McLaren Edition do të kushtojë 860 euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus zbulon madhësinë e televizorit OnePlus TV

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>