Harduer

Prezantohet laptopi i parë Linux me energji diellore

Publikuar , 19 Gusht 2013
0
Prezantohet laptopi i parë Linux me energji diellore

WeWi Telecommunications është një kompani telekomunikacioni në Kanada, e njohur për shërbimet që mundësojnë rimëkëmbjen nga fatkeqësitë. Megjithatë, kompania po synon të zgjerohet edhe në një treg të ri siç është ai i Linux-it.

WeWi ka ndërtuar laptopin e parë Linux që furnizohen plotësisht me energji diellore. Laptopi, i cili është ende në zhvillim, do të quhet SOL. Çmimi nuk është zyrtarizuar akoma, megjithatë thuhet se do të kushtojë rreth 400 $. Laptopi harxhon shumë pak energji, arsyeja kjo pse furnizohet me energji diellore.

Specifikimet e laptopit janë si më poshtë:

CPU: Intel Atom D2500 1.86 GHz Duo Core, Intel 945GSE + ICH7M

HDD: Seagate 2.5″ SATA HDD 320GB

RAM: Kingston 2-4GB DDRIII SDRAM

Grafika: 1080p HD Vide, Intel GMA3600 Graphics e integruar

Ekrani: 13.3″ LCD, WXGA, 1366 x 768

Kamera: 3MP

Audio: Realtek ALC661 HD Audio, 2 Speakers të integruar | Internal mic + 1/8″ input

3 USB2.0, Headphone jack, HDMI, LAN(10/100), Card reader (SD/MS/MMC)

Modem: 3G/4G World/multimode LTE

GPS: gpsOne Gen8A

Wi-Fi: MIMO 802.11b/gn (2.4/5GHz)

Bluetooth: Integrated Digital Core BT4.0

Kompania shprehet se duke marrë parasysh këto specifikime, laptopi do të ketë një jetëgjatësi prej 8 – 10 orësh me bateri. Sistemi operativ është Ubuntu 12.04. sigurisht, ai do të përditësohet më vonë në versionet e fundit.

Avantazhi i SOL është se mund ta merrni me vete kudo, në çdo vend të largët të botës. Fillimisht laptopi do të hidhet në treg në disa vende të Afrikës, ku ndihet edhe nevoja më e madhe për të. Në tregjet europiane dhe amerikane do të vijë me specifikime më të larta së shpejti. (PCWorld Albanian)

laptop linux

LEXO EDHE:  Apple risjell iPad Air në treg me një version 10.5-inç

Lajmet e fundit>