Harduer

Prezantohet laptopi i parë në botë me 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Maj 2019
0
Platforma Snapdragon 8cx është dizajnuar për të mbështetur jo vetëm rrjetet 5G por edhe ato 4G. Prezantohet laptopi i parë në botë me 5G

Në aktivitetin Computex që po mbahet në Tajvan, Qualcomm dhe Lenovo prezantuan laptopin e parë 5G në botë me platformën Snapdragon 8cx.

Rreth ekzistencës së laptopit mësuam në Kongresin Mobil Botëror ndërsa sot kemi një ide të qartë se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë.

I njohur si “Project Limitless” laptopi do të fuqizohet nga platforma 5G e Qualcomm, e para 7-nanometër ndërtuar për një kompjuter me konektivitet të integruar.

Laptopi do të ketë konektivitet me vonesa shumë të ulëta, performancë të lartë, jetëgjatësi të shkëlqyer bateri dhe konektivitet 5G.

Platforma Snapdragon 8cx është dizajnuar për të mbështetur jo vetëm rrjetet 5G por edhe ato 4G. Kombinon grafikat Adreno 680 me procesorin Qualcomm Kryo 495 dhe ka një bateri që mban për disa ditë.

Në brendësi të tij është modemi 5G Snapdragon x55 përdorur edhe tek Galaxy S10 5G. Ky modem ka shpejtësi deri në 2.5Gbps. Çmimi dhe disponueshmëria e laptopit ende nuk dihet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dhe Qualcomm mund të gjejnë gjuhën e përbashkët vitin e ardhshëm

Lajmet e fundit>