Harduer

Prezantohet procesori i telefonëve flagship Android por a mund të konkurrojë me Apple?

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2020
0
Çipi ri mund të realizojë 120 foto me rezolucion 12-megapiksel 35% më shpejtë se gjenerata e kaluar. Një tjetër avancim është integrimi i teknologjisë 5G në çip dhe nuk do të jetë më një komponent më vete. Prezantohet procesori i telefonëve flagship Android por a mund të konkurrojë me Apple?

Procesorin e ardhshëm i cili do të shkojë tek të gjithë flagshipët Android, Qualcomm i ka vënë një numër i cili konsiderohet fat në traditën Kineze.

Snapdragon 888 do të mundësojë foto të cilësisë dhe rezolucionit më të lartë si dhe të kryejë detyra të inteligjencës artificiale me më efikasitet.

Pajisjet e para fuqizuar nga ky smartfon pritet të debutojnë në muajin Mars. Nëse kompania do të kishte ndjekur emërtimin konvencional, atëherë procesori do të kishte qenë Snapdragon 875 dhe të pasonte Snapdragon 865.

Emërtimi i ri ka një rëndësi të veçantë. Mbase kompania po synon të shtrijë influencën e saj në ato hapësira që më parë ishin zënë nga të prekurit e luftës tregtare SHBA-Kinë.

Në muajt e fundit Huawei ka hasur vështirësi edhe në prodhimin e procesorëve Kirin për shkak të sanksioneve Amerikane. Qualcomm tha se prodhuesi e smartfonëve si Xiaomi, Oppo, OnePlus, Meizu, Nubia, Vivo dhe ZTE do të përdorin procesorin Snapdragon 888.

Është procesori i parë i Qualcomm ndërtuar mbi teknologjinë 5-nanometër që do të thotë se tranzistorët janë më të vegjël dhe si rezultat më shumë prej tyre mund të implementohen tek pllaka e çipit.

Apple lançoi procesorin A14 Bionic me teknologjinë 5-nanometër që prodhohet nga TSMC. Procesorin e ri Snapdragon 888 do ta prodhojë Samsung edhe pse dizajni i përket Qualcomm. Gjeneratat e kaluara Snapdragon 855 dhe 865 janë prodhuar nga TSMC.

Çipi ri mund të realizojë 120 foto me rezolucion 12-megapiksel 35% më shpejtë se gjenerata e kaluar. Një tjetër avancim është integrimi i teknologjisë 5G në çip dhe nuk do të jetë më një komponent më vete.

Qualcomm tha se motori i inteligjencës artificiale është rimodeluar nga e para. Sipas kompanisë zhvilluesit me këtë çip mund të bëjnë më shumë aplikacione të realitetit të shtuar, të asistojnë fotografinë me autofokus dhe ndjekje të objekteve në lëvizje dhe të ndryshojnë automatikisht volumin e pajisjeve në varësi të ambientit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook bën bujë me gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual Oculus Quest