Harduer

Prezantohet telefoni buxhetor Huawei Y7 Pro me ekran 6.26-inç

Publikuar , 31 Dhjetor 2018
0
Y7 Pro është i ngjashëm me P Smart por ndryshe në brendësi. Telefoni ka procesor Snapdragon 450 nga Kirin 710 që ka P Smart 2019. Prezantohet telefoni buxhetor Huawei Y7 Pro me ekran 6.26-inç

Huawei vijon me një strategji agresive me smartfonët dhe synon të bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve.

Pak ditë pasi lançoi Huawei P Smart 2019 në Evropë, kompania prezantoi “vëllain e vogël” Y7 Pro 2019.

Y7 Pro është i ngjashëm me P Smart por ndryshe në brendësi. Telefoni ka procesor Snapdragon 450 nga Kirin 710 që ka P Smart 2019.

Ekrani është vetëm HD+ 6.26-inç LCD me “notch” dhe raport 19:9. Telefoni ka vetëm 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Kamera e pasme vjen me dy sensorë: 13-megapiksel f/1.8 dhe 2 megapiksel sensor thellësie.

Kamera selfie është 16-megapiksel. Telefoni vjen me EMUI 8.2 bazuar në Android Oreo.

Konektiviteti është i kufizuar në Bluetooth 4.2 dhe Wi-Fi 2.4Ghz ndërsa bateria është masive prej 4,000 mAh.

Duke qenë se nuk ka skaner të shenjave të gishtërinjve Huawei ka implementuar një farë softueri për njohjen e fytyrës.

Telefoni fillon nga 150 euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fakulteti i Ekonomisë konferencë për sistemet e informimit dhe inovacionet teknologjike

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>