Harduer

Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Publikuar , 29 Tetor 2018
0
Prodhuesi Kinez ka ndërtuar reputacionin e një kompanie telefonësh të shpejtë dhe të fuqishëm me një kosto të përballueshme dhe OnePlus 6T nis rrugëtimin e tij në këto hapa Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

OnePlus prezantoi telefonin e dytë të vitit, OnePlus 6T në një aktivitet të mbajtur ditën e sotme.

Pajisja është ajo që kemi njohur prej muajsh pas raportimeve të shumta që e kanë shoqëruar si: një “notch” i vogël, specifikat të rangut të lartë dhe çmim të përballueshëm krahasuar me konkurrentët.

Kur të debutojë telefonin do të shitet në dy ngjyra: zezë me pasqyrim dhe zezë mat.

Tre variante do të shiten:

  • 128GB me 6GB RAM: 549 dollarë
  • 128GB me 8GB RAM: 579 dollarë
  • 256GB me 8GB RAM: 629 dollarë

OnePlus 6T ka ekran 6.41-inç OLED me rezolucionin 2340×1080 piksel 402ppi dhe raport 19.5:9.

Për herë të parë OnePlus ka integruar një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekranin e 6T. Kompania e quan “Screen Unlock.” OnePlus thotë se është lexuesi më i shpejtë në botë i shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Kompania gjithashtu u krekos me “notch” më të vogël që  një smartfon Android ka. Pas ekranit gjendet bateri 3,700 mAh.

Specifikat e harduerit:

  • Ekrani: 6.41-inç OLED 2340×1080 me 402 piksel për çdo inç
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 845 me katër bërthama 2.8Ghz dhe katër bërthama 1.7Ghz
  • RAM: 6 ose 8GB
  • Memoria: 128 ose 256GB
  • Kamera e pasme: 16+20-megapiksel me hapje f/1.7 dhe stabilizim optik
  • Kamera frontale: 16-megapiksel me hapje f/2.0
  • Konektiviteti: LTE Kategoria 16 1024Mbps/150Mbps, Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac, USB-C, Bluetooth 5.0
  • Bateria: 3,700 mAh
  • Pesha: 185 gram
  • Sistemi operativ: Android 9.0 Pie
  • Të tjera: Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

6T ka dy kamera të pasme me sensorë 16-megapiksel dhe 20-megapiksel me hapje f/1.7 për lentën parësore.

Ato vinë me stabilizim optik të imazhit dhe një funksion të quajtur “Nightspcape” i cili përmirëson cilësinë në dritë të pakët, një dobësi e telefonëve të kaluar OnePlus.

LEXO EDHE:  Vetëm në 2021 iPhone do të ketë sigurinë biometrike që Galaxy S10 e ofron sot

Në aspektin e performancës, 6T nuk i lë gjë mangët një flagshipi të vërtetë pas asnjë ngecje, me një eksperiencë fluide.

Telefoni vjen me sistemin operativ Oxygen OS të kompanisë bazuar në Android 9 Pie.

Prodhuesi Kinez ka ndërtuar reputacionin e një kompanie telefonësh të shpejtë dhe të fuqishëm me një kosto të përballueshme dhe OnePlus 6T nis rrugëtimin e tij në këto hapa. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>