Softuer

Prezantohet Windows 8, shumë veçori të reja

Publikuar , 13 Shtator 2011
0
Prezantohet Windows 8, shumë veçori të reja

Duke qëndruar në rrënjët e vërteta, sistemi i ri operativ implementon komanda të njohura me tastierë me të cilat përdoruesit janë mësuar gjatë viteve të fundit – siç janë CMD apo Ctrl+F. Dhe sa i përket përditësimit të Internet Explorer, MS ka theksuar se versioni i dhjetë i këtij shfletuesi do të ketë mundësi të kalojë mes ndërfaqes së njohur Metro dhe asaj klasike për desktop. Natyrisht u bënë të ditura edhe disa ndryshime për lëvizje anësore në ekran dhe më poshtë mund të shihni edhe një listë më të detajuar të risive:

  • Të gjitha aplikacionet e Windows 7 do të punojnë në Windows 8
  • Përditësimet e sigurisë janë minimizuar në pjesën e poshtme të djathtë të ekranit të kyçjes
  • Windows Task Manager është ripërpunuar dhe ndal aplikacionet kur ato nuk janë në ekran
  • Funksioni i ri “Reset and Refresh PC” mundëson një sistem të thjeshtë të restaurimit të pamjes
  • Softueri i virtualizimit HyperV vjen i para-ngarkuar me Windows 8
  • Përkrahja për monitor të shumtë tani mundëson një paraprijë të vetme përgjatë të gjitha ekraneve si dhe task-bar specifik për secilin ekran
  • Përkrahja për multi-touch është shtuar edhe për IE 10
  • Funksioni i zmadhimit është shtyrë edhe më thellë në shërbim për desktop
  • Magazinimi SkyDrive është integruar në të gjitha aplikacionet me bazë në cloud
  • Rifreskim Metro-Style për aplikacionet Mail, Photo, Calendar dhe People, nën Windows Live ID
  • Opsionet mundësojnë që të bëhet sinkronizim në të gjitha pajisjet me Windows 8
  • Përkrahje e vazhdueshme për Windows 8 Developer Preview Beta
  • Lenovo S10 (me një Atom dhe 1GB RAM) mund të punojë me Windows 8
  • Nuk ka mbishtresa në Windows 8: Metro është integruar në bërthamë
  • Edhe aplikacionet Metro-Style edhe ato Win2 do të shiten në Windows Store
  • Pajisjet Windows 8 me një çip NFC do të jenë në gjendje të përdorin veçorinë prek-për-të-shkëmbyer për të dërguar përmbajtje në një pajisje tjetër apo thjeshtë për të pranuar përmbajtje nga diçka si një kartelë e pajisur me NFC.
  • Kyçja do të përdor një sistem me bazë në fotografi
  • Aplikacionet do të jenë në gjendje të lidhen dhe kuptojnë njëra tjetrën (nëse janë programuar kështu).
  • Softueri i integruar antivirus do të dërgohet me Windows 8
  • Nuk do të ketë version ndryshe të Windows 8 pë tablet apo Media Qendra
  • Ende nuk dihen versionet e sakta të Windows 8 si Home, Ultimate, Professional, etj
  • Pajisjet ARM do të përkrahen por jo me këtë version për zhvillues
LEXO EDHE:  Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Disa fakte të mëtutjeshme mund t’i gjeni këtu apo edhe mund të shkarkoni direkt një kopje të këtij versioni të Windows 8 për vetën tuaj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>