Harduer

Prezantohet zyrtarisht HTC One Max me ekran 5.9 inç dhe skanues për gjurmët e gishtave

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Prezantohet zyrtarisht HTC One Max me ekran 5.9 inç dhe skanues për gjurmët e gishtave

Ascani_HTC-161HTC ka prezantuar HTC One Max, një phablet që ka një pamje të jashtme të ngjashme me HTC One. Fillimisht për këtë smartfon filloi të flitej gjatë IFA Berlin në shtator dhe u desh rreth një muaj që kompania të prezantonte zyrtarisht smartfonin.

Por cilat janë surprizat?

Një prej tyre është skanuesi i gjurmëve të gishtave, i cili gjendet në pjesën e pasme të telefonit dhe tjetra është kasa e pasme e cila mund të hiqet. Në këtë mënyrë, ofrohet mundësia për ta zgjeruar kapacitetin me karta microSD deri në 64 GB.

Përvëç këtyre veçorive, specifikimet janë ashtu siç ishin parashikuar: 16 GB ose 32 GB hapësirë kujtese, procesor 1.7 GHz quad-core Snapdragon 600, 2 GB RAM, kamera HTC 4-megapixel UltraPixel dhe Android 4.3, e zgjeruar me HTC Sense 5.5 UI.

Ekrani gjigand prej 5.9 inç ofron rezolucione për video në 1080p ndërkohë që bateria e përfshirë është në zonën 3,300mAh. Pritet të vijë në Evropë dhe Azi në tetor dhe shumë pak kohë pas këtyre lançimeve (me shumë mundësi fillimi i muajit nëntor) do të vijë edhe në SHBA. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone 11 do të ketë kamera dhe porta të reja

Lajmet e fundit>