Harduer

Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy S2 Plus

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy S2 Plus

Në përputhje me traditën e hedhjeve në treg të varianteve të modeleve ekzistuese “Plus” dhe “Advance”, Samsung-u sot prezantoi një prodhim të njëjtë i cili mban emrin e Android-it më të popullarizuar të vitit 2011, pra atij Samsung Galaxy S2.

Bëhet fjalë për modelin Samsung Galaxy S II Plus, i cili vjen me ekran 4 inç Super AMOLED Plus me rezolucion 480 x 800 piksel. Forca e punës së tij është procesori dy bërthamësh 1,2 GHz në kombinim me 1 GB RAM.

Po ashtu kjo pajisje ka vendin për kartela memorie me kapacitet deri 64 GB dhe ka 8 GB memorie të brendshme.

Kamera ka sensor 8 megapiksel, e madje edhe bateria ka mbetur e njëjtë si te paraardhësi i tij, pra 1650 mAh. Sistemi operativ në të cilin është e bazuar kjo pajisje është Android 4.1 Jelly Bean.

Mund të arrijmë në përfundimin se Samsung Galaxy S2 Plus me specifikimet në fakt nuk dallon nga modeli i njëjtë pa prefiksin “Plus”, por supozojmë se pika më e fortë e tij do të jetë çmimi i cili ende nuk u prezantua zyrtarisht.

Gjithashtu, supozojmë se kjo pajisje në mënyrë të konsiderueshme do të marrë mbështetje me përmirësimet e ardhshme të softuerit. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S2 Plus

LEXO EDHE:  Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Lajmet e fundit>