Lajmet

Prezenca “sociale” e Apple zgjerohet me blogun për iTunes në Tumblr

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
Prezenca “sociale” e Apple zgjerohet me blogun për iTunes në Tumblr

Përpjekjet interesante të kompanisë Apple për të qenë lider nuk kanë fund. Ditën e sotme ajo ka lançuar një blog në Tumblr për iTunes. Blogu ngjason më tepër me një faqe interneti të Apple sesa një faqe tipike Tumblr. Kjo faqe përmban muzikë, filma, përmbajtje televizioni dhe librash me postime individuale si fotografi, video dhe një shumëllojshmëri gjërash të tjera. Më herët këtë muaj, iTunes ka hapur gjithashtu edhe një llogari zyrtare në rrjetin social Instagram, e cila deri sot zotëron mbi 66,400 ndjekës.

screen-shot-2014-12-22-at-15-31-34

Momentalisht, ky blog ka dhënë rekomandimet e më të mirave të Apple për vitin 2014 në iTunes (Apple’s Best of 2014). Kompania Apple e ka përdorur fillimisht Tumblr për një fushatë publicitare për pajisjen e saj iPhone 5C. Edhe pse Apple në vetvete nuk zotëron një llogari zyrtare në Twitter, skuadra e iTunes dhe iBooks kanë mbi 6 milion ndjekës në këtë rrjet social.

Sipas 9to5 Mac raportohet se Apple këtë muaj ka rekrutuar një administrator të ri të mediave sociale për të drejtuar fushata si puna e kësaj të fundit. Gjithashtu kompania punësoi këtë gusht edhe ish administratorin e mediave sociale të Nike dhe Burberry. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shkencëtarët të cilët realizuan imazhin e parë të një vrime të zezë shpërblehen me çmim marramendës

Lajmet e fundit>