Harduer

PrimeSense konfirmon përfshirjen në Project Natal

Publikuar , 01 Prill 2010
0
PrimeSense konfirmon përfshirjen në Project Natal

“Ekipet e inxhinieringut të harduerit të Xbox 360 kanë zhvilluar sensorin “Project Natal” bazuar në dizajnin referues për të përkrahur kërkesat speciale të sistemit” shpjegoi presidenti i PrimeSense Avaid Maizels.

“Teknologjia jonë mundëson një ndryshim në mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë pajisjet konsumuese elektronike”.

Megjithatë, Justin McElroy nga Joystiq bëri të ditur se “sa” bazohet Project Natal i Microsoft në teknologjinë PrimeSense mbetet e panjohur.

“Siç mund të shihni nga videoja, fokusimin i kompanisë ka qenë në kontrollin me gjeste për navigim në UI, kështu që ka gjasa që PrimeSense vetëm të furnizojë një mënyrë sesi përdoruesit ndërveprojnë me Dashboard të Xbox dhe sesi të udhëhiqet me komandat e lëvizjes”.

LEXO EDHE:  Çfarë ka ndodhur me telefonin me ekran që paloset të Microsoft?

Lajmet e fundit>