Softuer

Prince of Persia: The Forgotten Sands do të paraqitet me 18 maj

Publikuar , 27 Shkurt 2010
0
Prince of Persia: The Forgotten Sands do të paraqitet me 18 maj

Ubisoft ka bërë të ditur se titulli i radhës Prince of Persia: The Forgotten Sands do të paraqitet për platformat Xbox 360, Playstation 3, PSP, DSi dhe DS, me 18 maj të këtij viti. Megjithatë kjo kompani nuk ka bërë të ditur kur do të paraqitet edicioni i lojës për PC.

Forgotten Sands që është lajmëruar në nëntor, shënon një rikthimit të Princit në përrallën Sands of Time, që filloi me një sukses të shkëlqyer në vitin 2003 me lansimin e serisë Prince of Persia. Siç është paralajmëruar edhe më parë, edicionet e kësaj loje për Wii dhe DS do të dallojnë prej Xbox 360, PS3 dhe PSP, duke bartur zhvillimin të argëtimit të dizajnuar në mënyrë të veçantë për këto dy platforma.

Loja do të paraqitet në muajin e njëjtë kur do të paraqitet edhe filmi me buxhetin e madh Prince of Persia: The Sands of Time. Filmi me një buxhet të përllogaritur prej 200 milion dollarësh pritet të ketë premierën me 28 maj në SHBA dhe është duke u prodhuar nga Jerry Bruckheimer (Pirates of the Caribbean) dhe duke u drejtuar nga Mike Newell (Harry Potter and the Goblet Fire, Donnie Brasco).

Rolin kryesor e luan aktori Jake Gyllenhaal, ndërsa bashkautor në film është Jordan Mechner, i cili krijoji lojën e parë Prince of Persia në vitin 1989.

LEXO EDHE:  Microsoft ridizajnon eksperiencën e Windows 10-ës për tabletët

Lajmet e fundit>