Lajmet

Print Friendly për Chrome optimizon uebfaqet për printim

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Print Friendly për Chrome optimizon uebfaqet për printim

Print FriendlyTë gjithë e dimë se printimi i faqeve ueb direkt nga shfletuesi është si një “fushë e minuar”: asnjëherë nuk e dimë tamam se çfarë do të printohet.

Sigurisht që mund të krijojmë një ide me opsionin “Preview”, por shanset që të mos marrim atë që duam mbeten gjithsesi të mëdha.

Kjo për arsyen se shumica e faqeve ueb janë të pasura me reklama, banera, grafikë dhe elemente të tjera që nuk përshtaten mirë gjatë printimit. Jo pak herë mund të marrim përmbajtje të printuara që nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, duke harxhuar kot jo vetëm bojë por edhe fletë.

Shtesa për Chrome me emrin Print Friendly & PDF ju lejon të printoni në mënyrë të zgjuar.

Përmes saj eliminohen reklamat dhe elemente të ngjashme me to, formatohet faqja duke u optimizuar për printim, si dhe ju ofrohen mundësi për të hequr elemente të veçanta të cilat nuk do donit t’i printonit. Dhe sigurisht, siç mund ta kuptoni edhe nga vetë emri, mund t’i printoni faqet si një PFD të formatuar mirë.

print-friendlyMenduam që fillimisht të përdornim një artikull të PCWorld për t’iu demonstruar, por mesa duket faqja është e tillë që gjatë printimit nuk përfshin reklama apo elemente të tjerë të ngjashëm. Prandaj, vendosëm të përdorim faqen e Gizmodo’s. Klikoni këtu (Ctrl-click për ta hapur në një tab të ri), më pas klikoni opsionin Print në Chrome (Ctrl-P).

Siç mund ta shihni edhe në Preview, është paksa e ngatërruar. Keni jo vetëm linqe që ju drejtojnë tek artikujt e tjerë, por edhe hapësira të mëdha boshe, tekst të shpërndarë jo njëtrajtësisht, si dhe në fund, pothuajse dy faqe me komente dhe thumbnails.

LEXO EDHE:  AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Por, nëse klikoni ikonën Print Friendly në toolbar-in tuaj të Chrome, do të shihni një preview si ajo që tregohet në këtë foto.

Më pas mund të fshini çdo paragraf që dëshironi, të modifikoni madhësinë e shkrimit, mund të hiqni imazhet si dhe të krijoni një PDF ose t’i dërgoni faqet me e-mail.

Me pak fjalë, printimi kthehet në një përvojë të thjeshtë që ju kursen kohë, bojë apo fletë. (PCWorld Albanian)

Tags >

shtojcë
Lajmet e fundit>