Biznes

Printerët multifunksional të HP-s renditen në maje të listave të besueshmërisë

Publikuar , 21 Korrik 2009
0
Printerët multifunksional të HP-s renditen në maje të listave të besueshmërisë

Sipas hulumtimit më të fundit nga grupi i pavarur i specializuar për analiza në tregun e pajisjeve të zyrës Industry Analytics Inc., HP sjellë printerin më të besueshëm multifunksional me ngjyra (MFP), në industrinë e këtij tregu.

Ky hulumtim është kryer në 300 dyqane komerciale të printimit, shtëpi publicistike dhe departamente të printimit brenda shtëpiake në SHBA dhe me këtë rast është gjetur një nivel i kënaqësisë përgjatë një rangu të gjerë të produkteve, kualitetit të imazheve , përdorimit të lehtë si dhe besueshmërisë. 

Drejtori i HP EMA LaserJet & Enteprise Solutions Marketing, Luis Casado e përshkroi këtë si një vërtetim të radhës për ofertat e ngjyrave të kësaj kompanie prej audiencës më të mprehtë të kësaj industrie.

“Prodhimi i materialeve për printim me ngjyra është bërë qendër nëpër të gjitha nivelet e proceseve të komunikimit, prej enterierit deri në eksterier. HP vërtetë kupton dhe çmon fuqinë mesazheve specifike të hulumtimit, reaksioneve të qëndrueshme dhe përgjigjeve të gjeneruara” theksoi Casado.

“Jemi të kënaqur me vlerësimet e sivjetshme të OPA-s të cilat reflektojnë përkushtimit tonë të palodhshëm për të sjellë performancë të lartë dhe eksperiencë të besueshme nga konsumatorët. Portofoli MFP i HP-s sjellë printim të besueshëm dhe të lirë, të përcjellë nga një seri e veglave menaxhuese sikurse që është WebJetadmin, që iu mundëson përdoruesve të monitorojnë dhe të krijojnë maksimumin nga prodhimi i tyre me ngjyra” shtoi ai.

I gatshëm pa pagesë për ndërmarrje, HP Web Jetadmin është një suitë e thjeshtë menaxhuese e bazuar në ueb, për printim dhe imazhe, që ndihmon në optimizmin e përdorimit të pajisjes, kontroll të kostove të ngjyrave, sigurim të pajisjeve dhe menaxhim të vazhdueshëm të furnizimeve me materiale përmes vendosjes së konfigurimit prej largësisë, monitorimit aktiv, sigurisë, etj. Versioni më i fundit i HP Web Jetadmin 10.2, që është lansuar në mars, përfshinë aftësi të zgjeruara për menaxhim prej largësisë, përcjellje të avancuar për pajisje dhe konfigurim dhe menaxhim i avancuar për furnizim që redukton kohën e mirëmbajtjes dhe kostot e përgjithshme të vendosjes.

LEXO EDHE:  Numri i përdoruesve të Snapchat shkoi në 203 milionë

Lajmet e fundit>