Harduer

Printeri portativ i HP-së, i thjeshtë dhe i shpejtë

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Printeri portativ i HP-së, i thjeshtë dhe i shpejtë

Printerët e tjerë të fotografive të çastit që kemi provuar kanë marrë dyfishin e kohës. Shumica e ngjyrave dukeshin reale, me detaje të mira, përveç hapësirave të errëta. Vërejtja ime e vetme është: tonet e ngjyrave të trupit dukeshin më të portokallta dhe fotografitë njëngjyrëshe kishin një nuancë rozë. Për ta lidhur këtë printer me kompjuterin ju duhet të keni një kabllo USB, sepse HP nuk ofron një të tillë me printerin, por drajverat e ruajtur në firmware të printerit instalohen automatikisht. Nuk keni kompjuter? Nuk ka problem. Për të filluar vendosni kartën e memories së aparatit dixhital në një nga portet e shumta që ka printeri.

Opsionet e printimit mundësojnë t’i shtoni fotografisë tekst, figura, korniza dhe efekte të ndryshme, si ngjyrosje e fotografisë me sepia dhe shndërrimin e fotografive në imazhe vizatimore. Printeri nxjerr një numër të madh dimensionesh të fotografive, nga fotot 4 me 6 inç, te ato panoramike 4 me 12 inç, deri te 5 me 7inç. Disa nga kontrollet e Photosmart A636 më hutuan. Për shembull, ulja e LCD-së është e vështirë, por në përgjithësi printeri ishte i lehtë në përdorim. Ky printer i gjithanshëm ka lënë vërtet gjurmë tek unë. Pasi e testova dhe ma morën, më erdhi keq që nuk e kisha më.

LEXO EDHE:  Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>