Softuer

Prishtina sërish mikpritëse e Software Freedom Kosova 2010

Publikuar , 09 Maj 2010
0
Prishtina sërish mikpritëse e Software Freedom Kosova 2010

Vitin e kaluar SFK’ 09, u cilësua si konferencë mjaft e suksesshme dhe në të cilën morën pjesë ligjërues nga 16 shtete të ndryshme, kryesisht nga rajoni i Ballkanit.

Këtë vit FLOSS Kosova po planifikon organizmin e konferencës së radhës të titulluar “SFK 2010”, në të cilën do të tentohet që të rritet kualiteti dhe cilësia, e gjithashtu edhe numri i ligjëruesve.

James Mike Dupont, që ishte iniciator dhe anëtarë i bordit të FLOSS Kosova, dhe koka prapa shumë projekteve që kanë të bëjnë me softuerin e lirë dhe të hapur për tërë komunitetin është shprehur, se numri i përdoruesve të softuerit GNU (General Public License) dhe kernelit Linux është rritur, përmes krijimit të komuniteteve lokale, përmes së cilave është ofruar mësimi pa pagesë i GNU/Linux. “Ne gjithashtu kemi rekrutuar edhe redaktor të shumtë për Wikipedia dhe OpenStreetMap”.

Sipas tij, pavarësisht se ka pak zhvillues dhe kontribuues në këtë rajon, frymëzimi për të rekrutuar të tjerë nuk mungon. “Njerëzit duhet të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe kjo do të inkurajojë që më shumë njerëz të bashkohen” tha ai.

Fokusimi i kësaj konference për këtë vit do të jetë në shpjegimin e asaj se çfarë është softueri i lirë dhe me kod të hapur, si mund të përfitojnë institucionet publike dhe private nga softueri i lirë dhe i hapur, OpenStreetMap dhe Open Source Geo Information Systems, Kerneli i sistemit operativ, rrjete, databaza, ueb 2.0, etk/

LEXO EDHE:  Teknologjia e re e Gmail hap uebsajtet brenda postës elektronike

Lajmet e fundit>