Lajmet

Prishtina Startup Weekend – Jo fjalë, Vepra!

Publikuar , 03 Dhjetor 2011
0
Prishtina Startup Weekend – Jo fjalë, Vepra!

Edhe pse po organizohet për herë të parë në Prishtinë është për tu përshëndetur entuziasmi i pjesëmarrësve dhe përkushtimi i tyre i vërtetë drejt identifikimit të një nevoje në treg dhe zhvillimit të një zgjidhjeje.

“Kjo është fryma e Startup Weekend, kjo është energjia globale që po përcillet edhe në Prishtinë” u shpresh Çelik Nimani, njëri prej organizatorëve të eventit.

Pas 13 prezantimeve në ditën e parë (2 dhjetor), 9 ekipe përmes një votimi interaktiv nga pjesëmarrësit arritën që të ecin tutje dhe të përkushtohen me bizneset e tyre të vërteta, që janë motor të industrisë kudo në botë dhe janë krijuesit e vërtetë të vendeve të punës. “Vendi ynë ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për sjelljen e frymës së vërtetë të ndëmarrësisë dhe jo për më shumë OJQ. Këto janë biznese të vërteta dhe që po marrin hapat e parë qysh brenda 54 orëve” shprehet Çeliku. Sipas tij ngjarja deri tani ka arritur të sjellë rezultate të dukshme dhe në krahasim edhe me ngjarje të organizuara në rajon, gjërat kanë shkuar mjaft mirë.

“Pjesëmarrja e Peter Sunde (bashkthemeluesi i thepiratebay.org dhe krijuesi i flattr.com) gjithashtu ka pasur një efekt pozitiv tek pjesëmarrësit, veçanërisht afërsia e tij me të tjerët. Ndërsa John Sechrest prej Startup Weekend Global ka qenë i duhuri për Prishtinë sepse po i shtynë ekipet të lëvizin dhe të vihen gjërat në vepër” shton ai.

Disa prej startups që veçse janë në zhvillim e sipër dhe kanë adresë në internet, llogari në Twitter e Facebook, dhe që veçse kanë nisur të kenë klient janë:

1.DigitalNomadPack (www.digitalnomadpack.com) @digitalnomadpk – Curated, Prepaid SIM’s & WiFi for digital nomads
2.SUDO:Base (www.sudobase.com) (@sudobase)– Remote Linux Server Maintanance + Internal Training for Linux and RedHat
3.DuaTeBehem – Choose your education with ease (http://www.facebook.com/dua.te.behem)
4. Ebleva (Ebleva.com) @ebleva – The Opportunity to buy a lot with a few cents on the pocket
5. TheFutureFish (TheFutureFish.com@thefuturefish – You imagine it, and we visualize it.
6. Paketohu (Paketohu.com@paketohu – Managing Real Estate with web app style
7. EPagesa (ePagesa.com@epagesa – Brining your businesses online.
8. eLexoj (eLexoj.com@elexoj
9. Hallakate (Hallakate.com) @hallakate – Search Engine with Local Results from Kosovo.

LEXO EDHE:  Tesla mban premtimin e një makine elektrike 35,000 dollarëshe

Nëse dëshironi më shumë pamje nga eventi shikoni këtu: www.facebook.com/SWPrishtina

Ndërsa në ditën e tretë dhe më intensive pritet që të ketë më shumë përkushtim, më shumë gjana konkrete dhe më shumë gara për disa prej shpërblimeve që mundësohen prej: Innovation Centre Kosovo (6 muaj pre-inkubim), www.telegrafi.com (6 muaj buxhet marketingu), Crimson Capital (shumë të hollash), IPKO Foundation (dhuratë speciale), Changers (Changers Starter Pack), etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>