Harduer

Pritet të dalë këtë tremujor proçesori Intel Core i5 3350P nga Ivy Bridge

Publikuar , 12 Gusht 2012
0
Pritet të dalë këtë tremujor proçesori Intel Core i5 3350P nga Ivy Bridge

Intel dhe AMD këto ditë janë fiksuar pas kombinimit të funksionaliteteve të CPU dhe GPU në një pjesëz të vetme silikoni, por a ka ende një treg për GPU me më pak proçesorë?

Sigurisht që ka, Intel deklaroi se është gati për të nxjerrë në treg proçesorin e tij Core i5 3350P, e cila është një çip Ivy Bridge pa grafikë.

Siç bëhet e ditur nga lajme të ndryshme nga Fudzilla tregojnë se çipi i ri do të vijë këtë tre mujor dhe do të shërbejë si zëvëndësim i Core i5 2380P, një tjetër CPU pa grafikë, vetëm se ai është i ndërtuar me arkitekturën e Sandy Bridge.

Core i5 3350P thuhet se përfshin një shpejtësi clocku prej 3.1GHz që arrinë deri në 3.3GHz nëpërmjet Turbo.

Është një mikroproçesor quad-corë me memorje cache 6MB dhe 69W TDP. Thuhet se proçesori i ri do të shitet me çmimin prej 187$ i cili është e njëjtë me çmimin e Core i5 2380P kur doli në treg. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju pëlqen apo jo videot e IGTV do të pushtojnë Instagramin tuaj

Tags >

intel
Lajmet e fundit>