Analiza

Pritje të larta për shitje të Tablet PC

Publikuar , 04 Shkurt 2010
0
Pritje të larta për shitje të Tablet PC

“iPad nga Apple nuk është media tableti i parë” tha analisti Jeff Orr nga ABI. “Por kjo pajisje ka ndihmuar në definimin e kategorisë së re të pajisjeve. Fokusimi kryesor i media tableteve do të jetë argëtimi. Një tablet nuk do të zëvendësojë një laptop, netbook apo pajisje mobile, por do të qëndrojë në një nivel Premium ose produkt luksi për tregjet e pasura industriale për së paku disa vite me radhë”.

Ia vlen të përmendet që ABI Research definon një media tablet si diçka që ka një ndërfaqe ndjeshmëri në prekje, me madhësi 5 deri në 11 inç, lidhje Wi-Fi dhe me aftësi për video dhe lojëra.
Por pavarësisht mënyrës sesi definohen, a do të mbesin tabletët pajisje relevante edhe në vitet e ardhshme? Me Apple në bord dhe Google që nuk qëndron prapa, pozita qendrore e këtyre pajisjeve ka shumë gjasa që të mbetet e tillë edhe gjatë të ardhmes.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Lajmet e fundit>