Ja se si

Privacy Manager rregullon opsionet e privatësisë në Chrome

Publikuar , 30 Shtator 2012
0
Privacy Manager rregullon opsionet e privatësisë në Chrome

Nëse shpesh i ndryshoni opsionet për privatësi në Chrome (si “cookies”, mbushjen automatike, historinë dhe të tjera), Privacy Manager i vendos të gjitha opsionet në një menu të thjeshtë rënëse me mundësitë për lëshim/ndalje për secilën.

Ai nuk iu ofron ndonjë opsion të ri për privatësi, por me ndihmën e kësaj shtojce ju arrini që të rregulloni të gjitha opsionet për privatësi në Chrome.

Me një lëvizje të lehtë të një ndryshuesi, ju mundeni:

-Të bllokoni “cookies” të palës së tretë

-Menaxhoni formën automatike të mbushjes

-Ndryshoni çështjet e sigurisë të cilat Chrome i ndryshon kur hapet

…dhe shumë gjëra të tjera. Po ju lëmë ju për të parë çdo gjë që mund të bëjë kjo shtojcë.

Privacy Manager është falas dhe funksionon kudo që përdoret Google Chrome. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i Facebook për kompanitë arrin në 2 milion përdorues

Lajmet e fundit>